Telegrafi

Roshi: Festa ime ishte për ata që kritikojnë atje ku nuk duhet

(Foto: Screenshot/RTSH/Panorama Sport)

Odise Roshi ishte autori i golit të tretë në sfidën ndaj Islandës. Në prononcimin pas ndeshjes, për mikrofonin e RTSH, mesfushori fierak, sqaroi edhe festimin me gishtat në veshë, si dhe foli për takimin me kryeministrin.

“Qëllimi ynë në këto dy ndeshje, ishte të mundnim Islandën! Na kishte marrë nëntë pikë në katër ndeshje! Ishte një ndeshje shumë e madhe, duhet të përshëndes të gjithë çunat! Duhet të shikojmë ndeshjen tjetër”

“Festimi? Ekipi Kombëtar gjithmonë kur humb ka gjithmonë kritika. Festimi qe për njerëzit që kritikojnë atje ku nuk duhet. Thjesht duhet të mbështesin ekipin kundërshtar në të mirë dhe në të keq”.

“Duhet të mësohem me skemën. Trajneri e di. Unë jap gjithmonë maksimumin. Duhet të gëzoj këto orë që jam në Shqipëri me çunat”.

“Nuk e kisha me specialistët. Ata kritikojnë atje ku duhet. E kam me njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava dhe nuk ofendova njeri. Thjesht bëra një veprim pas atij goli”, ka thënë ai, citon Panorama Sport.

Lidhur me atë çfarë u ka thënë kryeministri Edi Rama, Roshi është shprehur: “Nuk tha asnjë gjë, thjesht erdhi na mbështeti, na shprehu besim! Besoj se llafi i kryeministrit doli”.