Telegrafi

Rosell: Messi është lojtari i vetëm më i mirë se Neymari

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se do të përpiqej të nënshkruajë me yllin Paris Saint-Germain, Neymar, pasi ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Lionel Messit.

Neymar u largua nga Barcelona për PSG-në në një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh në vitin 2017, por braziliani vazhdon të lidhet me një rikthim në Camp Nou.

28-vjeçari nuk arriti të kthehet te kampionët e La Ligës në fillim të sezonit 2019-20 dhe ai raportohet se është përsëri një objektiv transferimi për katalunasit.

Lexo po ashtu Sylvinho këshillon Barcelonën: Kthejeni Neymarin, shiteni Coutinhon dhe mbajeni Arthurin

Rosell ishte president kur Barcelona nënshkroi me Neymarin nga Santosi në vitin 2013 dhe 56-vjeçari përsëri vlerëson lartë yllin brazilian.

Rosell së bashku me Neymarin dhe Messin

“Nëse unë do të isha presidenti i Barcës, do të përpiqesha të nënshkruaja me Neymarin”, ka thënë fillimisht Rosell për Cope dhe Radio Marca.

“Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Messit dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me filozofinë e klubit”.

Lexo po ashtu Dhjetë rekordet e mëdha të Lionel Messit që çuditërisht askush nuk flet rreth tyre

“Por me përvojë, ai do ta nënshkruante dy kontrata, një për sport dhe tjetrën për sjellje”, përfundoi ish-presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, Neymar shënoi 13 gola të ligës para se Ligue 1 të pezullohej për shkak të pandemisë së coronavirus dhe PSG përfundimisht u shpall kampion. /Telegrafi/