Wayne Rooney ishte me fat, pasi mori karton të kuq pas një ndërhyrje të pamatur, por e cila u anulua pas rishikimit të VAR-it nga gjyqtari.
Ish- ylli i Anglisë dhe Manchester Unitedit u ndalua në një aksion nga Michael Barrios i FC Dallas, i cili ia hoqi topin nga këmbët e tij.
Por, Rooney i nervozuar me këtë u mundua ta ndalojë shpejt kundërshtarin, por ndërhyrja e tij nga mbrapa ishte e rrezikshme.
Gjyqtari Nima Saghafi ndërhyri shpejt duke e ndëshkuar me karton të kuq 33-vjeçarin anglez duke marrë parasysh ashpërsinë dhe rrezikun e ndërhyrjes.
Megjithatë, gjyqtari Saghafi e tërhoqi kartonin e kuq pasi rishikoi ndërhyrjen e anglezit në VAR.
Saghafi dukej i bindur pasi shikoi sërish se Rooney kishte pak ose thënë aspak kontakt me lojtarin Barrios.
Gjyqtari e ndëshkoi me të verdhë pastaj anglezin, pasi u bind gjithashtu se ai nuk ishte lojtari i fundit në aksion. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OqQ8qPcMPRY