Site icon Telegrafi

Rooney tregon se cili sulmues do ta ndihmonte Manchester Unitedin të luftonte për tituj

Wayne Rooney ka pranuar se nënshkrimi i Harry Kane do t’i jepte Manchester United një shans shumë më të mirë për të konkurruar për tituj sezonin e ardhshëm.

Ish-kapiteri i Djajve të Kuq ka thënë për The Sun se bashkëkombësi i tij është sulmuesi ideal për ish-skuadrën e tij.

“Harry Kane do të ishte lojtari ideal për mua, për t’u bashkuar me Manchester United. Duket sikur po mbahet si i burgosur në Tottenham! Duket shumë e vështirë për të që të dalë prej andej”, ka thënë fillimisht Rooney.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp zhvilloi takim sekret me shënjestrën e Manchester United

“Nëse Manchester United ka Harry Kane, atëherë kjo i bën shanset e tyre për të fituar dhe për të konkurruar shumë më të lehtë për tituj. Por, se ku do të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë”.

United ka qenë i lidhur me një mori sulmuesish, përfshirë Kane. Anglezi ka vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe kjo do të thotë se Spurs rrezikojnë ta humbasin atë për asgjë verën e ardhshme nëse nuk fitojnë para gjatë javëve të ardhshme.

Ai aktualisht ndodhet në Australi në turneun parasezonal të klubit dhe luajti në humbjen 3-2 ndaj West Ham. /Telegrafi/

Exit mobile version