Wayne Rooney ka fituar zemrat e fansave të DC United për një kohë të shkurtër.
Megjithatë, nuk ka vetëm gola dhe lojëra të mira që djali i lindur në Liverpool, ka bërë për vete publikun amerikan. Para së gjithash, ai i fitoi ata me modestinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve.
Sipas portalit “Business Insider”, udhëheqësit e klubit u befasuan nga reagimi i anglezit kur erdhi në Uashington. Atij iu ofruan super dhoma në hotelet luksoze dhe fluturime të klasit të parë, por Rooney refuzoi kategorikisht ta trajtonin ndryshe nga të tjerët.
“Nëse doni të jeni pjesë e një ekipi, ju në të vërtetë duhet të jetë pjesë e skuadrës sikur të gjithë kolegët. Unë nuk dua trajtim të veçantë. Dua të jem i barabartë me lojtarët e tjerë. Unë jam pjesë e ekipit”, ka thënë Rooney.
Përvoja e madhe e kaluar në Ligën Premier dhe në klubet si Manchester United, atë e ndihmoi që të përshtatet shpejt në një mjedis të ri.
Ish-yll i Manchester Unitedit dhe Evertonit deri më tani ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje në MLS.
Ndryshe, sulmuesi 33-vjeçar gjatë karrierës së vetë në ligën elitare angleze përgjatë 16 vjetëve ka shënuar 208 gola. /Telegrafi/