Wayne Rooney beson se Harry Kane duhet të vendoset në stol nga Gareth Southgate kundër Uellsit për t’u rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës të marrë kundër Iranit.
Rooney mendon se Kane duhet të ishte zëvendësuar herët në ndeshjen e parë të Anglisë për të mbrojtur lojtarin e Spurs, me rezultatin praktikisht të garantuar në pjesën e parë.
Ish-ylli i Tre Luanëve argumentoi se Kane dukej se ishte në një shqetësim serioz në barazimin e tyre me ShBA-të dhe se Southgate duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të mbrojtur kapitenin e tij.
“Ndryshimi tjetër i madh që do të bëja për ndeshjen e Uellsit do të ishte të pushoja Harry Kane”, ka shkruar fillimisht Rooney në rubrikën e tij në Times.
“Kundër SHBA-së, ai dukej sikur mund të kishte vuajtur pasojat e një goditjeje të rëndë që mori në ndeshjen me Iranit. Ishte nga një ndërhyrje në pjesën e dytë dhe në atë ndeshje ndjeva se Gareth duhet të kishte menduar ta largonte atë në pjesën e parë”.
“Anglia po kryesonte 3-0, ndeshja tashmë ishte fituar dhe Harry është lojtari ynë më i rëndësishëm. Kur ka mundësi për ta mbrojtur atë dhe për ta ndihmuar të qëndrojë në formë, unë besoj se Gareth duhet t’i bëjë ato – dhe kjo është arsyeja pse unë do ta mbaja Harryn në bankinë kundër Uellsit”, përfundoi anglezi.
Kundër ShBA-së, Kane ishte një hije e lojtarit që ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje deri më tani për Tottenham këtë sezon, duke qenë pjesë e treshes së parë të Anglisë që nuk shqetësoi kurrë mbrojtjen amerikane.
Rezultati i së premtes mbrëma e lë skuadrën e Southgate në situatë që duhet të shmangë humbjen kundër Uellsit të martën, të cilët po luftojnë në Kupën e Botës pas një disfate dërrmuese nga Irani. /Telegrafi/