Telegrafi

Rooney ndëshkohet me të kuq pas goditjes së kundërshtarit me bërryl

Wayne Rooney u dërgua jashtë me karton të kuq me ndihmën e VAR-it, gjatë pjesës së parë të ndeshjes në humbjen 2-1 të DC United ndaj New York Red Bulls.

Golashënuesi rekord i Ligës Premier u përfshi në një përleshje me Cristian Casseres dhe goditi venezuelasin në fytyrë me bërrylin e tij.

Gjyqtari shkoi te vendi i VAR-it për të marrë këndin më të mirë të mundshëm të incidentit dhe padyshim që ishte një karton i kuq i vlefshëm për sjellje të dhunshme.

Lexo po ashtu Pagat e lojtarëve më të paguar të secilës skuadër në MLS - Nga Ibrahimovic te Vela, Schweinsteiger dhe Rooney

Kështu, gjyqtari vendosi ta ndëshkoj me karton të kuq të drejtë në minutën e 24-të dhe ta përjashtojë Rooneyn.

Ky incident ndikoi keq te skuadra e angleze, DC United pasi në fund të ndeshjes humbi me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu Rooney u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme, por shpëtoi pas rishikimit të VAR-it nga gjyqtari

Ndryshe, 33-vjeçari ka vetëm edhe disa ndeshje në SHBA para se të bashkohet me Derby Countyn në një marrëveshje 18-mujore si lojtar-trajner.

Rooney edhe më parë është ndëshkuar me të kuq për shkak të sjelljeve të pahijshme. /Telegrafi/