Telegrafi

Rooney arrin në qendrën stërvitore të Derbyt, pritet prezantimi i tij

Wayne Rooney ka arritur në qendrën stërvitore të Derby Countyt për bisedime me klubin nga Championshipi që të rikthehet në futbollin anglez.

Pasi arriti në Londër, ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United është duke e planifikuar rikthimin në vendlindjen e tij, pasi familja e tij nuk mund të ambientohet në Amerikë.

Telegraph Sport raporton se Derby po zhvillon bisedime me 33-vjeçarin dhe agjentin e tij, Paul Stretford, derisa lojtari mund të nënshkruajë një marrëveshje si lojtar-trajner.

Në garë për transferimin e Rooneyt është edhe Burnley, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Sean Dyche dhe që do të ishin më afër shtëpisë së tyre në Merseyside.

Gruaja e sulmuesit anglez, Coleen do ta pëlqente një rikthim në Veri të Anglisë, pasi nuk arritën të ambientoheshin në Amerikë.

Lexo po ashtu Wayne Rooney drejt rikthimit në Angli, në bisedime me Derby County për rolin lojtar-trajner

Rooney ishte pjesë e DC United në MLS, mirëpo kontrata e tij skadoi në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tani e dëshiron rikthimin në futbollin anglez.

Nëse sulmuesi veteran vendos të kalojë te Derby Conty, atëherë do të ishte lider i tyre për edicionin e ri në Cahmpionship. /Telegrafi/