Wayne Rooney ka arritur në qendrën stërvitore të Derby Countyt për bisedime me klubin nga Championshipi që të rikthehet në futbollin anglez.
Pasi arriti në Londër, ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United është duke e planifikuar rikthimin në vendlindjen e tij, pasi familja e tij nuk mund të ambientohet në Amerikë.
Telegraph Sport raporton se Derby po zhvillon bisedime me 33-vjeçarin dhe agjentin e tij, Paul Stretford, derisa lojtari mund të nënshkruajë një marrëveshje si lojtar-trajner.
Në garë për transferimin e Rooneyt është edhe Burnley, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Sean Dyche dhe që do të ishin më afër shtëpisë së tyre në Merseyside.
Gruaja e sulmuesit anglez, Coleen do ta pëlqente një rikthim në Veri të Anglisë, pasi nuk arritën të ambientoheshin në Amerikë.
Rooney ishte pjesë e DC United në MLS, mirëpo kontrata e tij skadoi në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tani e dëshiron rikthimin në futbollin anglez.
Nëse sulmuesi veteran vendos të kalojë te Derby Conty, atëherë do të ishte lider i tyre për edicionin e ri në Cahmpionship. /Telegrafi/