Ronela Hajati është e njohur për figurën e saj trupore, me të cilën josh vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale.
Publikimi i fotografive që vënë në pah linjat e këngëtares është shpeshtuar teksa jemi në sezonin e verës.
Gjatë fundjavës, ajo e ka publikuar një fotografi duke vënë në plan të parë të pasmet.
“Goditi”, është përshkrimi i imazhit të postuar nga këngëtarja.
Ndërsa për një kohë të shkurtër, fotografia e publikuar në Instagram ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
Ndërkohë, këngëtarja ka bërë një postim mjaft interesante në formë reagimi ndaj komentit të ndonjë ndjekësi të saj.
Ajo ka treguar moshën e saj, ndërsa ka thënë se edhe kur të hyjë në të katërdhjetat do të vazhdojë t’u bëjë konkurrencë femrave të reja me dukjen e saj. /Telegrafi/