Site icon Telegrafi

Ronela shfaqet tërheqëse, teksa ndan një mesazh për ndjekësit e saj

Ronela Hajati (Foto: Instagtam)

Kur bëhet fjalë për muzikë të pëlqyer dhe energji të pashterur në skenë, Ronela Hajati është ajo që i posedon.

Këngëtarja gjithmonë ka sjellë në treg këngë ritmike, të bashkangjitura me koreografi vallëzimi e stil të veçantë të paraqitjes.

Sa i përket personaliteti të saj, Ronela edhe në intervista është treguar e sinqertë për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ditën e sotme (e martë), përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar një fotografi me grim, ku shfaqet tërheqëse.

Lexo po ashtu Publikon fotografi pa makijazh, Ronela Hajati: Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë

Vëmendjen e ndjekësve e ka marrë një shkrim të cilin Ronela e ka bërë në po të njëjtën fotografi të publikuar.

“Jam shumë e mirë e di …. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do t’i heq ose do të bëj ndonjë replikë që do t’ju lërë gruaja me sekonda (kjo nuk do të thotë që tani duhet të më sfidoni, sepse në të vërtetë nuk kam terezi t’ju kthej komente, flm)”, ka shkruar Ronela.

Këngëtarja ka vite që qëndron në lidhje me Young Zerkën, ndërsa ky i fundit e bëri publike romancën përmes një interviste. /Telegrafi/

Exit mobile version