Telegrafi

Ronela publikon klipin e këngës “Maje men”

(Foto: YouTube/Ronela Hajati)

Ka kohë që Ronela Hajati e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe tashmë e ka sjellë për fansat e saj.

Kënga mban titullin “Maje men” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tull Production është kujdesur për këtë këngë, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe orkestrimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Ronela Hajatin

Ndërkaq, për melodinë është kujdesur vet këngëtarja, e cila e ka shkruar edhe tekstin.

Videon interesante muzikore e ka përgatitur Talelli Production.

“Duket e thjeshtë, e kollajtë t’i shohësh gjerat gati, por është bërë një punë e madhe dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për gatishmërinë në muaj prova pa llogaritur oraret e vona…”.

“Faleminderit Zot që na jep shëndet e forcë! Dhe ju! Ju dua! Shpresoj shumë ta pëlqeni!”, ka shkruar Ronela në Instagram. /Telegrafi/