Ronela Hajati ka qëndruar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku i ka publikuar disa imazhe për fansat e saj.
Këngëtarja është shfaqur në një nga plazhet e atjeshme, e veshur me kostum larjeje dhe ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Ndërsa në InstaStory, këngëtarja i ka publikuar disa video nga një koncert i DJ Khaled, në të cilin ka marrë pjesë.
“MVP” është projekti më i fundit muzikor i Ronelës, të cilin e ka publikuar gjatë muajit shtator.
Këngëtarja e ka lansuar videon muzikore në YouTube më 20 shtator dhe ka kaluar shifrën prej gjysmë milion shikimesh deri më tani. /Telegrafi/