Telegrafi

Ronela paralajmëron këngën e re

(Foto: Instagram/RonelaHajatiOfficial)

Ronela Hajati së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor. Këtë njoftim këngëtarja e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet para pasqyrës, ndërsa në përshkrim ka bërë të ditur se kënga do të vijë së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për RONELA HAJATI

Sipas asaj që ka shkruar këngëtarja në Instagram, titulli i këngës do të jete “Maje men”.

“Unë e sundoj fisin tim”, është përshkrimi që Ronela e ka vënë pranë fotografisë.

Në vitin e kaluar, këngëtarja kishte realizuar disa këngë të suksesshme, ndërsa në veçanti janë pëlqyer bashkëpunimet e saj.

“Diamanta” ka qenë një prej projekteve më të fundit të saj që u realizua në muajin dhjetor në duet me Young Zerkën.

Më herët, Ronela kishte publikuar bashkëpunimet e suksesshme me Lyrical Son (“Sonte”) dhe Adrian Gaxhën (“Ka je 2x”). /Telegrafi/