“Pa dashni”, “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage”, janë katër projektet e këngëtares Ronela Hajati të publikuara përgjatë dy muajve të fundit.
Projekte këto që u mirëpritën nga publiku dhe në kanalin YouTube kanë grumbulluar miliona klikimesh.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare i ka falënderuar fansat e saj të cilët e kanë përkrahur deri më tani, ndërsa bën të ditur se ka gati edhe pesë këngë të tjera.
“Faleminderit me zemër për çdo fjalë e kritikë për të gjitha projektet e mia së fundmi. Në më pak se dy muaj janë realizuar katër projekte të reja. Shumë punë, por shumë dashuri e marrë prej jush. Janë edhe pesë projekte të tjera që presin të marrin jetë këto muaj”, shkruan mes të tjerash 29-vjeçarja.
Ronela ka kohë që është pjesë e skenës tonë muzikore, stili i së cilës e bën të jetë e veçantë krahas të tjerëve.
Gjithashtu, Hajati edhe këtë verë do jetë prezente në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/