Site icon Telegrafi

Ronela me një pozë me bikini nga pishina

Ronela Hajati (Foto: Instagram/RonelaHajatiOfficial)

Ronela Hajati i është bashkuar listës së bukurosheve shqiptare që kanë pozuar me bikini.

Këngëtarja nga Shqipëria e ka publikuar një pozë me kostum larjeje pranë pishinës.

“Gjithmonë do të jem makthi yt më i keq”, është përshkrimi i fotografisë.

Ronela ka qenë aktive gjatë këtij viti duke sjellë materiale të reja muzikore që janë pritur mirë nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Lajmet nga RONELA

“Maje men” titullohet kënga që e ka publikuar në muajin prill, të cilën e kompletoi edhe nga ana vizuale.

Ndërkaq, një nga projektet e fundit që këngëtarja ka lansuar është “Do ta luj”.

Kënga e lansuar në qershor u shoqërua me një videoklip interesant që ka marrë mbi tre milionë shikime deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version