Telegrafi

Ronela: Mora gjithçka që kam dashur në “Kënga Magjike”, dashurinë tuaj

Ronela Hajati (Foto: RonelaHajatiOfficial)

Ronela Hajati ishte njëra prej fitueseve në edicionin e sivjetme të Festivalit “Kënga Magjike”.

Edhe pse këngëtarja nuk ishte në top-treshen për çmimin kryesor, ajo e fitoi çmimin për performancën më të mirë me këngën “Vuj”.

“Dje ishte një natë për t’u mbajtur mend! Mora gjithçka që kam dashur! Mora dashurinë tuaj! Ju dua me zemër… Dua të gjej rastin për të falënderuar një skuadër njerëzish qe u kujdesën për dukjen time në çdo detaj”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Ronelën

“Ju e dini se përveç se jeni miqtë e mi, jeni të paarritshëm”, iu është referuar këngëtarja stilistëve dhe grimerëve që u morën me dukjen e saj.

Njëherësh, ajo i ka falënderuar edhe personat që qëndrojnë prapa këngës së saj konkurruese në këtë festival.

Natyrisht se nuk ka munguar edhe humori në postimin e Ronelës: “Dhe në fund dua të falënderoj veten se jam me e mira”.

Vlen të theksohet se kënga “Vuj” tashmë është bërë një hit dhe po pëlqehet nga fansat e muzikës shqiptare.

Xhirimi i performancës së saj në “Kënga Magjike” që është publikuar në YouTube para më pak se një muaj, ka arritur afro tre milionë shikime. /Telegrafi/