Site icon Telegrafi

Ronela Hajati provokon me kostumin e zi, teksa bën edhe një ndryshim në pamje

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për artisten nga Shqipëria, Ronela Hajatin, e cila tashmë ka mbledhur fansa gjithandej trojeve shqiptare.

Veç projekteve të veçanta, 34 vjeçarja shpesh flitet edhe për ndryshimet në pamje.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Shikimet” ka marrë vëmendje së fundmi me disa fotografi të reja që ka publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo shfaqet joshëse me një palë paruke të zeza të shkurtra dhe një kostum provokues po ashtu të zi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gjeje dikë që të shikon ty, ashtu siç më shikon mua”, u shpreh ajo.

Komplimentet po ashtu qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.


E njëjta vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të quajtur “Jeta Kriminale”. /Telegrafi/

Exit mobile version