Site icon Telegrafi

Ronela Hajati zbulon emrin e të dashurit?

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e saj.

Ajo është çdo herë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ronela ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet tejet sharmante me flokë kaçurrela.

E grimuar lehtë dhe me ngjyrën e kuqe në buzë, këngëtarja nga Shqipëria mori një pamje edhe më joshëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por i çuditshëm mbetet mbishkrimi në fotografi, kjo pasi Ronela ka shkruar përbri fotografisë se si quhet i dashuri i saj.

“Emri i të dashurit tim është Diego”, ka shkruar ajo, ndërsa ka lënë në pikëpyetje fansat nëse është e vërtetë, apo ndonjë përshkrim satirik që ka të bëjë me projektin e tij të radhës.

Këngëtarja Hajati nuk ka qenë e përfolur ndonjëherë për jetën e saj private, teksa edhe në intervista nuk ka bërë ndonjëherë të ditur, nëse ka apo ndonjë mashkull në jetën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version