Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”.
Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth aktiviteteve të saj muzikore, ndërsa në pjesën e fundit ka luajtur lojën “haje ose thuajse”, bashkë me moderatorin.
Në një prej pyetjeve më të sikletshme të mbrëmjes, lidhur me faktin se nëse ishte e virgjër apo jo, Ronela dha një përgjigje interesante dhe ironike.
“Jam edhe unë, si të gjitha shoqet e mia jam edhe unë, po pres ditën e martesës”, ka thënë Hajati.
E njëjta, gjithashtu është pyetur edhe për të dashurin e saj të parë, së cilit nuk ka hezituar t’ia zbulojë edhe emrin.
“Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja.
Ndërkohë, sa i përket muzikës ajo ka bërë të ditur se do të sjellë gjatë muajve në vazhdim disa projekte të reja. /Telegrafi/