Ronela Hajati ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Këngëtarja së fundmi ka realizuar një set fotografik, ndërsa disa prej fotografive i ka publikuar edhe në Instagram.
Në imazhet e postuara ajo duket mjaft joshëse, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
v
Disa prej fotografive të postuara i ka shoqëruar edhe me mesazhe të ndryshme. Në njërin prej tyre thotë se ka disa plane për këtë vit.
Në fotografitë e reja, Ronela duket shumë bukur, ndërsa ka ardhur me flokë bionde.
“Do ta luj” është një prej projekteve më të fundit të këngëtares që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Videoklipi interesant u lansua në YouTube më 14 qershor dhe deri më tani numëron mbi 3.2 milionë shikime. /Telegrafi/