Telegrafi

Ronela Hajati vjen me paraqitje atraktive e veshur në të kuqe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka vazhduar aktivitetet pas pjesëmarrjes në Eurovision.

Artistja tashmë ka nisur punën për projekte muzikore, ndërsa nuk ka lënë anash as postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Ronela ka ndarë me fansat e saj të shumtë në Instagram një imazh ku dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

E veshur në një trupore të kuqe me prerje të tejdukshme tek pjesa e gjoksit dhe njërës këmbë, këngëtarja e hitit “Leje” pozoi nga shtrati, teksa flokët e gjata dhe të valëzuara i la të lira mbi supe.

“Mirëmëngjesi zemër”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhit që u pasua me komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, kujtojmë që Ronela përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision” me këngën “Sekret”.

Lexo po ashtu Këngëtarja serbe Tea Tairovic paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit

Ndonëse nuk arriti të kaloi në finalen e festivalit, performance e saj u pëlqye dhe mori vëmendje të madhe, teksa shkaktoi edhe reagime të shumta. /Telegrafi/