Telegrafi

Ronela Hajati: U zhvesha që policia të më kontrollonin

Ronela Hajati në një prej skenave të klipit "Mos ik".

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të rezervuara sa i përket jetës personale.

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ajo ka treguar për herë të parë një episod që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Malin e Zi për një koncert.

Ajo rrëfeu se e ndaloi policia kufitare pasi konkurentët e klabit ku ajo do të këndonte kishin sinjalizuar policinë qëllimisht për lëndë narkotike që Ronela sëbashku me grupin Babastars të vonoheshin për koncertin.

‘Unë isha në një makinë me shoqen time, ndërsa djemtë e Babastars në një makinë tjetër.

Sigurisht që policia nuk gjeti asgjë, por ama unë u zhvesha nga një police femër që t’më kontrollonin imtësisht, po ashtu edhe një nga djemtë e grupit, të cilët do më ‘vrasin’ që po e them’, tha këngëtarja në studio.