Site icon Telegrafi

Ronela Hajati tregon sekretin e linjave

Vajzat mund të bëhen gjithë sy e veshë për hilet që Ronela Hajati përdor në klipet e saj dhe koncertet, për tu dukur në formë siç duket zakonisht.

Këngëtarja që njihet për linja të bëshme trupore apo siç është fjala në anglisht për një fizik si të Ronelës, ka zbuluar se çfarë bën që të duket gjithnjë bukur.

Gjatë këtij viti, Ronela ka sjellë disa këngë dhe bashkëpunime shumë të suksesshme (Instagram)

Dhe, nuk janë dietat e as orët e tëra në palestër.

Në emisionin “Kush vjen për drekë”, në televizionin Klan, Ronela e ka pranuar se kohëve të fundit ka shtuar në peshë, por ka një truk që e ka zbuluar e që e bën të duket bukur.

“Unë vesh nga dy palë geta, sepse të mbledhin dhe trupi duket perfekt. Beyonce vesh 4 palë!”, rrëfeu Hajati, shkruan Xing.al.

Ronela besohet se vazhdon të jetë në lidhje me Young Zerkën.

Ajo së shpejti pritet të publikojë projekte të reja në tregun muzikor shqiptar.

Exit mobile version