Telegrafi

Ronela Hajati tregon prapaskenat interesante dhe qesharake të klipit të saj më të fundit

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, javë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor “Dop ta luj”.

Kjo këngë ritmike e shoqëruar me një klip satirik, u prit shumë mirë nga fansat e shumtë të këngëtares.

Megjithatë, xhirimet e këtij videspoti duket se nuk kanë qenë fare të lehta, dhe këtë e ka treguar vet Hajati së fundmi përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka hedhur në rrjetin social Instagram disa video nga prapaskenat e xhirimeve, në të cilat Ronela shfaqet duke realizuar skenat bashkë me balerinat tjera në klip.

Gjatë kohës sa përpiqen të xhirojnë, ato shoqërohen nga momente të ndryshme qesharake, duke bërë edhe stafin prapa kamerave për të qeshur.

“Shpirti ma di sa kemi qeshur atë ditë…”, ka shkruar këngëtarja Hajati në mbishkrimin e njërës prej videove.

Gjatë sezonës së verës, ajo pritet të jetë mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore në të gjitha trevat. /Telegrafi/