Përveç zërit, stilit dhe performancave, Ronela Hajati njihet edhe për karakterin e hapur. Ajo ka treguar se kur vjen puna te të shprehurit për të nuk ka pengesa.
Së fundmi, Ronela ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, një InstaStory ku shkruan në anglisht: “Disa këngëtare budallaqe mendojnë dhe thonë: “Jam një këngëtare e vërtetë sepse më pëlqen rock-u”. Nga ana tjetër i sheh të tundin prapanicat e tyre të shëndosha e të shëmtuara kur fillon kënga ime”.
Fjalinë e saj, këngëtarja e “Amini” e ka shoqëruar me emoji-n e të qeshurit, që tregon edhe sensin e humorit të përdorur.
Ronela ka lajmëruar prej ditësh tashmë që shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, që sipas saj do të jetë “shumë e suksesshme”.
Gjithsesi, na duhet të presim publikimin e këngës për të parë ç’do të sjellë Ronela dhe nëse do të kemi aty edhe pak “thumb” për koleget. /Blitz/Telegrafi/