Telegrafi

Ronela Hajati thotë se së shpejti sjell këngën e re “Leje”, ndan edhe një pjesë nga videoklipi

Foto: Instagram

Artistja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë meqenëse ka realizuar edhe albumin e parë në karrierë.

Këngëtarja, që tanimë numëron fansa të shumtë, në mars nisi publikimin e këngëve të albumit të ri të quajtur “Rron”.

Derisa ka lansuar disa projekte e bashkëpunime, ajo së fundmi ka njoftuar ndjekësit për një tjetër prurje të re.

“Me tjetrën ke dalë edhe mua po më thua të dua. “Leje” do të publikohet më shpejt se sa mendoni. Bëhuni gati për kërcim”.

“Kush është gati për këngën time të re? Do të jetë zjarr. Mezi po pres”, shtoi më tej Hajati duke ndarë edhe një pjesë nga xhirimet e klipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme dhe fansat po ashtu janë shumë kuriozë për projektin e radhës të 32-vjeçares.

“Alo” në bashkëpunim me reperin Vig Poppa mbetet realizimi i fundit i Hajatit i publikuar në qershor.

Projekti i dyshes deri në këtë kohë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime. /Telegrafi/