Ronela Hajati tash e sa kohë ka nisur punën për këngën e re.
Këngëtarja, e cila tanimë ka finalizuar edhe xhirimet e videoklipit, njofton se të premten do të sjellë projektin e ri, më saktësisht për Ditën e të Dashuruarve.
Njoftimin e ka bërë në rrjetet sociale, duke publikuar një fragment të shkurtër të klipit për fansat e saj.
Në promon e klipit të ri ajo vjen në skena mjaft atraktive, e duket se edhe këtë herë nuk do mungojnë lëvizjet atraktive nga ana e saj.
“Kush është gati? Së shpejti. E premte / 14.02.2020, Gënjeshtar je, Pare”, që siç tregon në përshkrim ajo do sjellë një këngë me dy pjesë, apo lë të nënkuptohet se po vjen me dy projekte të reja.
E njëjta ka bashkëpunuar me produksionet Imagine Films dhe Tull Production, teksa Onima mbetet akoma partneri i saj.
Vitin që lamë pas, Ronela përndryshe solli një sërë projektesh e bashkëpunimesh dhe siç shihet sivjet vjen edhe më fuqishëm. /Telegrafi/