Ajo është ndër këngëtaret më të pëlqyera për stilin që ka.
Andaj Ronela Hajati nuk ndalet asnjëherë me paraqitjet e saj, të cilat kohëve të fundit janë bërë më të shpeshta.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se sot (e diel) lanson këngën e re.
“Alo” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të vijë si bashkëpunim me reperin Vig Poppa.
Për instrumentalin e saj është përkujdesur Cekic Beatz, ndërsa do të interpretohet nga palët e shkëlqyeshme.
Theksojmë se një lajm i tillë është pritur mirë nga fansat, të cilët mezi po presin lansimin e projektit. /Telegrafi/