Telegrafi

Ronela Hajati shfaqet atraktive në imazhet e reja në bikini

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Në këto ditë të ngrohta verore, rrjetet sociale janë mbushur me imazhe dhe video mjaft atraktive të yjeve tona.

Imazhe të tilla nuk kanë munguar as edhe nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila ka shfaqur figurën e saj trupore.

Këngëtarja, e cila shquhet për linjat e kolme, në llogarinë e saj personale në Instagram ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini.

“U lagem edhe për këtë verë”, është përshkrimi që ua ka vënë fotografive, teksa e ka ndërlidhur me këngën e saj të re të titulluar “Lage”.

Ky projekt i Ronelës është lansuar javën e kaluar dhe pason pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me Don Phenom, “Çohu” dhe Dilema”.

Lexo po ashtu Ronela nuk po ndalet, paralajmëron projekte të reja

Nga ana tjetër, këngëtarja 29-vjeçare i ka paralajmëruar edhe pesë projekte të tjera. /Telegrafi/