Telegrafi

Ronela Hajati reagon ndaj kritikëve: Kush ulet dhe komenton harxhon kohë që mund ta harxhojë për t’iu çuar bukë në shtëpi familjes

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram, duke iu përgjigjur të gjitha kritikave dhe komenteve negative që ka marrë në lidhje me pamjen e saj fizike dhe muzikën e saj.

Ronela, e cila është e njohur për performancat e saj energjike dhe stilin e saj unik, vendosi t’u përgjigjet ndjekësve që kanë komentuar për pamjen dhe muzikën e saj, duke deklaruar:

“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Në story-t e saj të tjera, ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

“Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.

Këngëtarja është e njohur për ndërgjegjësimin dhe qëndrimet e saj të forta kundër bullizmit dhe kritikave të pabaza, dhe ky reagim i saj vetëm sa e thekson më shumë vendosmërinë e saj për të vazhduar rrugën e suksesshme në muzikë pa u ndikuar nga komentet negative. /Telegrafi/