Vetëm pak ditë më parë njoftoi se dy këngë të reja do t’i publikojë në fund të muajit korrik.
Fjala është për këngëtaren Ronela Hajati, e cila tashmë ka finalizuar projektet përkundër që theksoi se kishte vështirësi për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.
“Aventura” titullohet një prej këngëve, një pjesë të së cilës e ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale.
Artistja nga Shqipëria ka ndarë një fragment të shkurtër të këngës me ndjekësit në Instagram, e cila siç duket është ritmike dhe e realizuar pikërisht për verë.
“Aventura, jam shumë e emocionuar për këtë projekt. Mezi po pres ta dëgjoni. Së shpejti”, ka shkruar ajo.
Reagimet e fansave ishin mjaft pozitive dhe shihet se janë tejet të ngazëllyer për këngën e radhës të Hajatit.
Sidoqoftë, projekti vjen pas “Gënjeshtar & Pare” që e solli më 14 shkurt 2020 (Ditën e të Dashuruarve). /Telegrafi/