Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Artistja nga Shqipëria ka publikuar këngën e re që mban titullin “Shtroje me lek”, e të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip.
Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur vetë këngëtarja teksa aranzhmani është realizuar nga Tull Produksion.
Ndërsa, puna për videoklip unik ku Ronela duket tejet joshëse e shoqëruar nga disa valltar iu besua ‘Max Produksion”.
Theksojmë që Ronela gjatë kësaj periudhe ka qenë tejet aktive me projekte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Kënga e re e saj vjen vetëm pak javë pas asaj “TQR” që u prit mirë nga ana e fansave duke grumbulluar mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/