Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është ndër më uniket në estradën shqiptare.
Ajo me projektet muzikore ka arritur të grumbullojë mijëra mbështetës, që e përkrahin vazhdimisht.
Stili i saj dhe pozat që shpesh merr në rrjete sociale janë tejet të komentuara, sikurse kjo e fundit që e ka shpërndarë.
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka publikuar një fotografi, derisa në fokus ka vënë tiparet e bukurisë.
“Syçkat gri mi ke, ti moj vajzë e kujt je”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Kujtojmë se Ronela ka përfunduar albumin “Rron”, këngët e të cilit po i lanson kohë pas kohe. /Telegrafi/