Telegrafi

Ronela Hajati publikon një fotografi ‘të nxehtë’ nga xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “Maje men”.

Ditë më parë, ajo ka përfunduar xhirimet e klipit, i cili do të përmbajë disa skena mjaft ‘të nxehta’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, Hajati ndau me fansat në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me balerinin Gert Koxhja.

Ky i fundit shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa pranë tij gjendet këngëtarja, e cila është trukuar duke marrë një pamje mjaft të egër.

Vet Ronela ka treguar se ky projekt do të jetë një nga më të veçantit që ka realizuar në karrierën e saj.

Klipi “Maje men” pritet të jetë i gatshëm për fansat brenda pak ditësh. /Telegrafi/