Videoklipi i shumëpërfolur i Ronela Hajatit që përhapi panik disa javë më parë më në fund është publikuar.
“A do si kjo” quhet kënga në videoklipin e së cilës shfaqen figurantë të veshur me të zeza, të cilët kanë ngjallur jo pak frikë tek qytetarët gjatë xhirimeve, nisur nga ngjashmëria e tyre me militantët e ISIS.
Ndaj këngëtares u proçedua penalisht, por tani që duket se gjithçka ka përfunduar, edhe Ronela mund të shijojë suksesin që do të korrë kënga.