Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka prezantuar për fansat këngën dhe klipin e saj më të ri “Do ta luj”.
Këngë është e zhanrit ‘reggae’ dhe është punuar në studion Tull Production.
Për vijën melodike dhe tekstin është kujdesur vet këngëtarja Ronela Hajati.
Këngëtarja e njohur vjen kësaj radhe më e veçantë në klip, me një paraqitje krejt ndryshe nga herët tjera.
Ronela ka vendosur që në këtë klip të shfaqet bionde, duke rrëmbyer kështu vëmendjen me ndryshimin e saj të ri.
Ndërkohë skenat qesharake në bashkëpunim me modelin në klip nuk mungojnë, kjo pasi edhe stili i këngës është i tillë.
Ronela ka qenë shumë aktive në muzikë muajt e fundit, duke sjellë vazhdimisht për fansat prurje të reja në muzikë. /Telegrafi/