Telegrafi

Ronela Hajati publikon këngën e re “Pa dashni”

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Pa dashni” mban titullin projekti i ri muzikor i këngëtares, të cilin ajo e ka paralajmëruar tash e sa kohë.

Vija melodike dhe teksti është bërë nga vet Ronela, teksa incizimi është bërë nga “Tull Production”.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Pro…Video.

Ronela përndryshe është shumë aktive në muzikë dhe nuk mungon as nëpër koncerte të shumta.

Paraqitja e saj atraktive dhe performanca e veçantë nuk mungoi edhe këtë herë nga këngëtarja e shumë pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/