Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Artistja e njohur ka sjell këngën e parë të quajtur “Prologue” nga albumi i ri “Rron”.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa 31 vjeçarja ka bërë një paraqitje të veçantë në klip.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet Hajati, kurse muzika dhe aranzhmenti iu besua produksionit ‘Tull Production’.
Videoja atraktive u realizua nga Money Music ent.
Projekti ndërkohë gjendet i plotë në kanalin zyrtar të Ronelës në YouTube.
Këngëtarja është kthyer me album të parë pas një karriere të gjatë dhe titulli i tillë është bërë për të kujtuar më pas për gjurmët që do të lejë muzikë. /Telegrafi/