Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Jo të pakta janë rastet kur Hajati ka publikuar për ndjekësit edhe ndonjë imazh provokues.
Një fotografi të tillë, Ronela e ka ndarë së fundmi me fansat e saj, ku shfaqet mjaft atraktive teksa pozon ‘topless’.
E zhveshur tërësisht në pjesën e sipërme dhe me të pasmet në pah, këngëtarja Hajati i lë shumë pak vend imagjinatës.
Pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, por jo edhe komentet, pasi e njëjta ka bllokuar hapësirën ku fansat të mund të komentojnë.
Mesa duket, këngëtarja shqiptare është e kënaqur që kjo fotografi vetëm të shpërndahet, duke mos dashur të marrë përmes fjalëve ‘feedback’-un e fansave.
Përndryshe, “Do ta luj” mban titullin kënga e saj e fundit që ajo e solli gjatë verës, ndërsa ka bërë të ditur se këngën e saj të re, do ta prezantojë në festivalin “Kënga Magjike”, pasi është njëra nga konkurrentet këtë vit. /Telegrafi/