Këngëtarja e njohur Ronela Hajati vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë.
Ajo është pjesë e koncerteve dhe aktiviteteve të ndryshme muzikore, ndërsa çdo herë befason me paraqitjen e saj.
Së fundmi, ajo ka hedhur në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet e veshur në të zeza, teksa tregon se ka bërë vet makijazhin e saj.
Megjithatë, më shumë se sa makijazhi, vëmendje të madhe kanë marrë të pasmet të saj, të cilat këngëtarja i ka vënë në pah.
Ajo shquhet për paraqitjet e saj provokuese dhe me stil, me çka ka bërë për vete gjithmonë publikun.
Muajt në vazhdim do ta gjejnë këngëtaren me projektin e saj të parë muzikor për vitin 2018. /Telegrafi/