Telegrafi

Ronela Hajati pozon pa makijazh, vë në pah dukjen e saj natyrale

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Ajo ka konfirmuar se këtë vit do të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, që do të fillojë së shpejti me fazën e parë të konkurrimit.

Ronela ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja nga Shqipëria vendosi që në Instagram të ndajë me fansat një fotografi ku shfaqet pa makijazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka vënë në pah fytyrën e saj natyrale, duke u treguar ndjekësve se si duket ajo në një ditë të zakonshme.

Dhe në të vërtetë, Ronela duket mjaft tërheqëse edhe në versionin “ujë dhe sapun”, në ditët kur nuk vendos fare grim në fytyrën e saj.

Në rrjetet sociale, Hajati renditet si njëra ndër këngëtaret më të ndjekur në Shqipëri. /Telegrafi/