Këngëtarja e njohur Ronela Hajati shumë shpejt pritet që të sjellë projektet e saj të para për vitin 2018.
Ajo vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, duke qenë një nga emrat më të kërkuar të publikut.
Ronela është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive dhe ndan me ndjekësit herë pas here imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në orët e vona të mbrëmjes, teksa po rregullonte flokët.
Në momentin që ka bërë fotografinë, këngëtarja ishte e pa makijazhuar, ndërsa vuri në pah dukjen e saj natyrale.
E veshur në tuta, Ronela ka treguar se nuk po bëhej gati për të fjetur, por për të kënduar.
“Kur do të flesh, por duhet të këndosh” (sic.), ka shkruar Ronela në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/