Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është në përgatitje e sipër të disa projekteve të reja muzikore.
Në një video të publikuar së fundmi, Hajati ka bërë të ditur se ka gati katër këngë të reja, duke e quajtur “mëkat” faktin se koncertet nuk po mbahen, ndërkohë që ka kaq shumë produktivitet në muzikë.
Në video, ajo shfaqej gjatë xhirimeve të klipit të saj të ri, i cili mesa duket në një prej skenave do ta sjellë atë si një kukull barbi, duke interpretuar këngën e saj të re.
“Katër këngë gati dhe klubet e natës s’janë të hapura…gjynah për Zotin”, shkroi Ronela në mbishkrimin e videos.
Por një skenë të tillë shumë të ngjashme, për të mos thënë identike, fansat shqiptarë kanë pasur mundësinë që ta shohin edhe shumë vite më parë te një tjetër këngëtare shqiptare.
Bëhet fjalë për performancën e Orinda Hutës me Landin e grupit West Side Family në festivalin “Kënga Magjike 2014”, në Pallatin e Kongreseve.
Dyshja teksa interpretonin këngën e tyre “Winnie winnie Pooh”, Orinda ishte futur në një kuti ngjyrë rozë ku i shkruar ishte emri i saj, duke bërë kështu që pamja e saj të ngjasojë edhe më shumë me një kukull barbi.
E duket se një skenë të tillë, Ronela po bëhet gati ta sjell pas gjashtë viteve në një nga klipet e saj – ndonëse duket si diçka e parë më herët nga fansat e muzikës shqiptare. /Telegrafi/