Megjithëse ka paralajmëruar projektin e ri, këngëtarja Ronela Hajati nuk do të sjellë atë, të paktën jo për një kohë.
“Tigër” titullohet projekti i paralajmëruar nga këngëtarja qe një kohë të gjatë, të cilin e ka realizuar edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.
Por, ky videoklip, trilerin e të cilit Ronela e ka publikuar para një muaji, nuk do të publikohet fare.
Sipas MAD këngëtarja ka pasur një konflikt me skuadrën e menaxhimit dhe ishte pikërisht ky shkaku që çoi në anulimin e videoklipit.
Mbetet të shihet nëse Ronela do të arrijë ndonjë marrëveshje me produksionin, a po do t’i duhet të nis xhirimet nga fillimi me ndonjë ekipë tjetër. /Telegrafi/