Telegrafi

Ronela Hajati paralajmëron tri projekte të reja

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Ronela Hajati është duke e shijuar suksesin e një prej realizimeve të saj të fundit, “Pa Dashni”. 

Ky projekt i këngëtares shqiptare u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë numëron mbi një milion shikime në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati

Ndërkohë që pas këtij projekti, Ronela është duke punuar mjaft shumë në mënyrë që t’i mbajë sa më aktiv fansat e saj.

(Foto: Ronela Hajati/InstaStory)

Në llogarinë e saj personale në InstaStory, ajo i ka njoftuar fansat se do të sjellë tri projekte të reja muzikore.

“Tri këngë të reja, vetëm prisni pak më shumë, ato janë zjarr. Duhet shumë vapë me i pa klipet, me këtë kohë nuk shkon”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Hajati u kushton kujdes të madh videoklipeve të saj, ku gjithnjë vjen e veçantë. /Telegrafi/