Telegrafi

Ronela Hajati paralajmëron projekt ndryshe për verës: Mos prisni projekt artistik

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka kohë që po mendon për projekt të ri.

Ajo është një prej këngëtareve të dashura që gjithmonë vjen në mënyrë artistike.

Bukuroshja ka vendosur që kësaj radhe të vij me një projekt kontravers krejt më ndryshe.

Në një postim në rrjetin social InstaStory, ajo ka paralajmëruar një projekt që sipas saj është “budallaçkë”.

Ronela Hajati (Instagram)

“Kënga e verës e imja është shumë “budallaçkë”. Ta dini që tani është një këngë qesharake dhe për të kërcyer sa të kënaqëni, kështu që tani po ju them mos nisni me vlerat artistike se nuk do t’i gjeni”, u shpreh këngëtarja në këtë postim.

Ronela Hajati duket se do të përkujdeset që të sjellë hit.

Ndryshe, ka kohë që artistët shqiptarë po anashkalojnë vlerat për të krijuar hite të shkurtëra të dëgjueshme. /Telegrafi/