Telegrafi

Ronela Hajati paralajmëron një tjetër këngë të re

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Në një postim të ri në Instagram, ajo shfaqet duke interpretuar një pjesë të kësaj kënge.

Artistja bën të ditur se po vjen me një bashkëpunim, por nuk ka zbuluar akoma emrin e këngëtarit/es.

“Kjo verë goditi vonë, por ka goditur fort? Në bashkëpunim me? Së shpejti, kaj kaj”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Ronela Hajati dhe Fifi thonë "Hajde shpirti" në këngën e re

Kjo vjen tetë ditë pas duetit të saj me Filloreta Raçin – Fifin të titulluar, “Hajde shpirti”.

Kënga e tyre u prit mirë dhe mblodhi afro dy milionë shikime për vetëm një kohë të shkurtër.

Fifi po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/