Këngëtarja e njohur Ronela Hajati këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor me titull “Maje men”.
Këtë gjë e ka treguar së fundmi vet këngëtarja, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Kësaj here, këngëtarja do të sjellë një klip të veçantë, ku shfaqet e veshur si një personazh përrallash, teksa duket edhe mjaft provokuese.
Në fotografinë e fundit, Ronela sjell një imazh ku shfaqet pranë një modeli të zhveshur, me ç’rast ka paralajmëruar se klipi i ri do të përmbajë skena ‘të nxehta’.
“‘Maje men’ vjen këtë muaj”, ka shkruar Hajati në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta, është shumë e pëlqyer për këngët e saj, të cilat gjithnjë i shkruan vet. /Telegrafi/