Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, shquhet për projektet e veçanta që sjell.
Meqë jemi në prag të verës, ajo ka bërë të ditur se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Njoftimin e ka bërë përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, duke treguar se është koha t’i lë mënjanë vuajtjet në këngë.
“Tradita e do që si çdo verë unë t’i lë mënjanë vuajtjet në këngë, dhe të bëj një material ‘pisllik’ që s’duhet ta dëgjojnë fëmijët dhe të përmbyset klubi. Faleminderit”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, artistja e njohur nuk ka dhënë detaje më të hollësishme se kur dhe si do jetë kjo këngë e saj.
“Gënjeshtar&Pare” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Ronela, në të cilën ka përfshirë dy projekte në një.
Kjo u prit shumë mirë nga publiku dhe ka arritur të grumbullojë mbi 3.8 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/